English | Shqip | العربية | বাংলা | 中文 | Français | λληνικά | Kreyòl Ayisyen | Italiano | 한국어 | Polskie | русский | Español | اردو | יידיש
(Ranked Choice Voting) në zgjedhjet primare dhe speciale për zyrat lokale.
Mund të klasifikoni deri në 5 kandidatë sipas preferencës, në end se të zgjidhni vetëm një. Përsëri mund të votoni vetëm për një kandidat nëse doni.
Zgjedhjet e para për mbarë qytetin me votim me radhitje sipas preferencës do të jenë zgjedhjet primare më 22 qershor 2021. Gjeni datat dhe afatet e ardhshme të zgjedhjeve në voting.nyc.
Click a topic, or press the enter key on a topic, to reveal its answer.
Pse po përdorim votimin me radhitje sipas preferencës?
Qytetarët e Nju Jorkut duhet të përdorin votimin me radhitje sipas preferencës në një masë votimi (ballot measure). Është miratuar me mbështetje 73.5%.
Në cilat zgjedhje do të përdoret votimi me radhitje sipas preferencës?
NYC do të përdorë votimin me radhitje sipas preferencës në zgjedhjet primare dhe speciale për zyrat lokale: Avokati, Avokati i popullit, Kontrollori (Comptroller), Presidenti i zonës elektorale, dhe Këshilli i qytetit.
Si ta plotësoni fletën e votimit tuaj
Radhitni deri në 5 kandidatë sipas preferencës.
Mos e radhitni të njëjtin kandidat më shumë se një herë. Nëse e bëni këtë, vetëm ai që është radhitur i pari do të merret parasysh.
Mos vendosni më shumë se një kandidat në të njëjtin pozicion. Nëse zgjidhni më shumë se një kandidat si preferencë të parë, fleta juaj e votimit do të jetë e pavlefshme.
Si do të numërohet fleta juaj e votimit
Nëse një kandidat merr më shumë se 50% të votave si preferencë të parë, ai fiton zgjedhjen.
Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave si preferencë të parë, atëherë numërimi do të bëhet me raunde.
Në secilin raund, kandidati që ka më pak vota eliminohet. Nëse kandidati që keni vendosur si preferencë të parë eliminohet, vota juaj shkon te kandidati i dytë i preferuar në fletën tuaj të votimit.
Ky proces vazhdon derisa të kenë mbetur vetëm 2 kandidatë. Kandidati me numrin më të madh
të votave fiton!
Çfarë dobish ka votimi me radhitje sipas preferencës?
Votimi me radhitje sipas preferencës ju jep mundësi të tregoni më mirë se kush dëshironi të zgjidhet. Edhe nëse kandidati juaj më i preferuar nuk fiton, përsëri mund të ndihmoni në zgjedhjen e atij që duhet të fitojë.
Më shumë qytetari dhe më pak fushatë negative. Edhe kandidatët që nuk janë radhitur të parët kanë nevojë për mbështetjen tuaj si alternativë e dytë, e tretë, e katërt ose e pestë. Kjo i bën ata më tërheqës për publikun e gjerë.
Zgjedhjet i fitojnë kandidatët më të shumëllojshëm dhe me numër më të madh
përkrahësish. Qytetet që kanë implementuar votimin me radhitje sipas preferencës kanë zgjedhur më shumë gra, madje më shumë gra me ngjyrë, duke i bërë zyrtarët e zgjedhur të jenë më përfaqësues të komuniteteve të tyre.
Çfarë është në lojë?
Më 22 qershor, qytetarët e Nju Jorkut do të votojnë në një zgjedhje të rëndësishme Primare për mbarë qytetin. Primare e qershorit (June Primary) do të ndikojë te rezultati i një numri garash të rëndësishme për Kryetarin e Bashkisë, Avokatin e Popullit, Kontrolluesin (Comptroller), Presidentët e Bashkive (Borough President) dhe për një mazhorancë prej 51 vendesh në Këshillin e Qytetit. Këto pozicione të rëndësishme qeveritare do të ndikojnë te jeta jonë e përditshme dhe do të përcaktojnë mënyrën se si do t'i adresojmë çështjet që prekin më së shumti qytetarët e Nju Jorkut, si strehimi, arsimi, puna, mënyra se si Qyteti i shpenzon paratë dhe siguria publike.
Duke votuar në zgjedhjet lokale, qytetarit e Nju Jorkut mund të mbrojnë demokracinë, të garantojnë që zërat tanë të dëgjohen dhe të ndihmojnë komunitetet tona. Duke ditur të drejtat tona, duke regjistruar votuesit, duke bërë plane votimi dhe duke e edukuar komunitetet për sistemet e reja të votimit, mund të mbrojmë demokracinë tonë dhe mund të shkojmë drejt përfshirjes më të madhe civile në të pesta bashkitë (boroughs).
Datat kryesore
Për Kryetarin e Bashkisë të NYC; Avokatin e Popullit, Kontrollorin (Comptroller); Këshillin e Qytetit, Presidentët e Bashkive (Borough Presidents); dhe Avokatin e Rrethit të Manhattan (jo zgjedhje RCV).
**Gara e Prokurorit të Qarkut në Manhattan nuk do të përdorë Votimin me Zgjedhje të Renditur.
Zgjedhjet për: Kryetari i Bashkisë të NYC; Avokati i Popullit; Kontrollori (Comptroller); Këshilli i Qytetit; Presidenti i Bashkisë (Borough President); dhe Avokati i Rrethit të Manhattan.
Regjistrimi i votuesve
Bëni planin tuaj për të votuar
Ka tri mënyra për t'u siguruar që zëri juaj të dëgjohet në kutinë e votimit: zgjidhni opsionin më të mirë për ju!
Nëse doni të votoni me postë, mund të kërkoni online një fletë votimi për mosparaqitje në nycabsentee.com ose telefononi 866-868-3692.
Tani çdo zgjedhje do të ketë 9 ditë të njëpasnjëshme për votim para kohe, duke filluar nga 10 ditë para ditës së zgjedhjeve! Këtu përfshihen dy fundjavat, orare herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje.
Gjithashtu mund të votoni personalisht në ditën e zgjedhjeve. Votimi është i hapur nga ora 6 e mëngjesit - 9 të mbrëmjes.
Zgjedhjet e përgjithshme përcaktojnë se cilët kandidatë nga secila parti do të jenë në fletën e votimit të përgjithshëm. Duhet të jeni të regjistruar me një parti politike që të votoni në një zgjedhje primare. Zgjedhja e përgjithshme përcakton se cilët kandidatë zgjidhen për postin. Nuk është e domosdoshme të jeni të regjistruar me një parti që të votoni në zgjedhjet e përgjithshme.
NY nuk kërkon mjet identifikimi për të votuar. Nëse jeni votues për herë të parë ose nëse nuk i keni plotësuar 4 shifrat e fundit të numrit të sigurimeve shoqërore ose numrin DMV së shtetit në formularin e regjistrimit të votuesit, rekomandojmë që të merrni me vete një mjet identifikimi zyrtar me fotografi në votim.
Aksesi gjuhësor
Bordi i zgjedhjeve ofron ndihmë gjuhësore në pikat e votimit në gjuhët bengali, kineze (kantoneze dhe mandarin), hindi, koreane, punjabi dhe spanjolle. Komisioni i përfshirjes civile i Nju Jorkut (NYC Civic Engagement Commission) ofron ndihmë gjuhësore në disa pika votimi në gjuhët arabe, bengali, kineze (kantoneze dhe mandarin), frënge, kreole haitiane, italiane, koreane, polake, ruse, urdi dhe jidishe. Për më shumë informacion, vizitoni on.nyc.gov/PollLangAssist.
Nëse keni nevojë për ndihmë që të lexoni fletën e votimit, mund t'ju vijë në ndihmë dikush që zgjidhni ju (përveç punëdhënësit apo përfaqësuesit të sindikatës suaj) kur të shkoni për të votuar.
Aksesibiliteti në pikat e votimit
Për të kërkuar një fletë votimi për mosparaqitje vizitoni nycabsentee.com/accessibility.
Për më shumë informacion rreth aksesibilitetit për votuesit dhe për përdorimin e pajisjes për shënimin e fletës së votimit, ju lutemi vizitoni on.nyc.gov/VoteAccess.
Informacion rreth DemocracyNYC
Ne jemi një nismë jopartiake e qytetit e përqendruar në rritjen e pjesëmarrjes së votuesve dhe në rritjen e përfshirjes civile. DemocracyNYC punon gjithashtu për të adresuar dhe për të eliminuar pengesat historike ndaj votimit, duke bërë përpjekje për të edukuar publikun, për t'i kontaktuar ata dhe duke bërë reforma në rregullore. Mësoni më shumë në democracy.nyc.gov.
Shikoni këto burime të mëtejshme për votuesit!
Praktika e bën gjithçka perfekte, NYC! Bëni TANI praktikën për votimin me radhitje sipas preferencës para zgjedhjeve të qershorit: http://on.nyc.gov/AlbanianRCVBallot